Resulaj në Vlorë: Mbështetja për biznesin e vogël, ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Kandidatja e PS-së në Qarkun e Vlorës, Pranvera Resulaj, shoqëruar nga prefekti i Qarkut, Flamur Mamaj, vijoi takimet elektorale në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të biznesit dhe pedagogë të Universitetit, banorë të kësaj lagjeje.

Kandidatja Resulaj solli në vëmendje politikat fiskale të qeverisë ndaj biznesit të vogël me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit.

“Edhe pse ky mandat u shoqërua nga ngjarje të tilla si tërmeti dhe pandemia, ekonomia qëndroi në këmbë”, u shpreh Resulaj.

Mamaj tha se “me figura si kandidatja Pranvera Resulaj, e dalluar në fushën akademike dhe në drejtimin e administratës, ne prezantojmë listën fituese në Vlorë”.

Në mbështetje të kandidates socialiste, të pranishmit konfirmuan votën për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për vazhdimësinë edhe të reformave në ekonomi./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.