Ballina Flash

Riveshja me asfalt e rrugës nacionale Korçë-Ersekë, lehtësi për qarkullimin në sezonin turistik

TIRANË, 13 prill /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me bashkinë Kolonjë ka nisur punën për riveshjen me asfalt të rrugës nacionale Korçë-Ersekë.
Ky investim do të lehtësojë qarkulimin e mjeteve veçanërisht gjatë sezonit turistik që do të zgjedhin Kolonjën si destinacionin e tyre.
Aktualisht makineri të rënda, janë duke punuar për riveshjen asfaltike të rrugës, e cila lidh më shumë se 20 mijë banorë të rrethit të Kolonjës me Korçën.
Investimi i vjen në ndihmë banorëve të zonës për daljen më shpejt në treg me prodhimet e tyre bujqësore si dhe rritjen e impaktit pozitiv në ekonomi përmes qarkullimit tregtar dhe turizmit. /j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore/ 185 kontrolle, asgjësohen mbi 7.7 tonë produkte ushqimore
Artikulli tjetërGjonaj takime me banorë të Njësisë 7 në Tiranë: Mandati i tretë që reformat të mos ndalen