Klosi me të rinjtë e FRESSH-it në Kanionet e Osumit: Në 4 vjet qeverisje të Edi Ramës, asnjë leje për HEC

TIRANË, 13 prill /ATSH/ “Jemi në mbrojtje të natyrës, në mbrojtje të qytetarëve. Në kanionet e Osumit, për të promovuar bukuritë e Shqipërisë dhe posaçërisht të kësaj zone vlera të veçanta natyrore, ku të apasionuarit pas sporteve të natyrës mund të ushtrojnë edhe sportin e rafting. Por, bukuritë dhe duhen mbrojtur, natyra kërkon vëmendjen tonë”.

Kështu u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi njëherazi kandidat i PS për qarkun e Beratit nga kanionet e Osumit me të të rinjtë e FRESSH-it.

“Ujëvara që shohim këtu në këtë krah është ujëvara e Bogovës. Kur fillova punën si ministër, 4 vjet më parë ishte një nga betejat e para që bëmë së bashku me ambientalistët dhe të dashuruarit pas mjedisit në Shqipëri. Për ta shpëtuar këtë ujëvarë, për të mos ta shndërruar dhe atë, një nga HEC-et e tjera, të cilat kanë pushtuar shumë zona të Shqipërisë të mrekullueshme, të cilat në këto 4 vite të qeverisjes së Edi Ramës, të Partisë Socialistë, në asnjë rast nuk u shndërruan në HEC-e apo në pengesa të zhvillimit të natyrës, apo të turizmit dhe bukurive të kësaj natyre”, u shpreh Klosi.

“Prandaj ndihem shumë mirë që në këtë fushatë elektorale së bashku me të rinjtë e FRESSH-it kemi ardhur për të bërë dhe një herë një jehonë të madhe për bukuritë e natyrës shqiptare, natyrisht për të shpëtuar shumë më tepër mjedisin dhe pasuritë e mëdha natyrore të këtij vendi. Shumë faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur në këtë fushatë elektorale për t’i dhënë Shqipërisë përsëri një mandate të tretë qeverisës për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, tha Klosi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.