Ballina Bota

MANILA – Manovra ushtarake Filipine-SHBA

MANILA, 12 prill /ATSH-DPA/ – Trupa ushtarake nga Filipinet dhe SHBA filluan një stërvitje të madhe vjetore dypalëshe trajnimi, që u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Manovrat ushtarake të quajtura ”Balikatan” (”Sup më sup”) u hapën me një ceremoni të thjeshtë në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë filipinase.

Trajnimi i përbashkët ka ardhur ndërsa Manila dhe Uashingtoni po rritin bashkëpunimin mes shqetësimeve në lidhje me anijet kineze të vendosura në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore.

Shefi i Forcave të Armatosura filipinase, Cirilito Sobejana tha se ”Balikatan” i këtij viti përfshin 1 700 ushtarë, ku 700 nga SHBA dhe 1 000 nga Filipinet.

Rreth 7 500 ushtarë morën pjesë në stërvitjen e fundit në 2019, ku 4 000 ishin filipinas dhe 3 500 amerikanë.

Departamenti i Mbrojtjes i Filipineve tha se për shkak të pandemisë, stërvitja e këtij viti është në “një version shumë të vogël”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi dhe Xhoxhi takime me qytetarët: Mandati i tretë, vazhdimi i punëve të nisura dhe fillimi i shumë projekteve të reja
Artikulli tjetërBasha në Elbasan: Bizneset deri 140 milionë lekë xhiro, taksat dhe tarifat lokale në total deri 0,5% të xhiros