Kushi dhe Xhoxhi takime me qytetarët: Mandati i tretë, vazhdimi i punëve të nisura dhe fillimi i shumë projekteve të reja

TIRANË, 12 prill/ATSH/- Në Qarkun e Elbasanit vijon fushata elektorale ku dy prej kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, Evis Kushi dhe Klevis Xhoxhi kanë zhvilluar një takim me banorë të Rajonit 2 në qytetin e Elbasanit.

Xhoxhi, i cili në fokus ka Rajonet 2, 3 dhe 4, çdo ditë zhvillon takime me qytetarët që përfshijnë këto tre zona të qytetit ku njihet nga afër me problematikat dhe gjendjen e tyre.

Ai shprehet se mandati i tretë i Partisë Socialiste nuk është një mandat i ri, por është vazhdimi i punëve të nisura nga njëra anë dhe fillimi i shumë projekteve të reja nga ana tjetër.

“Bashkë me Evisin ishim sot me banorë të Rajonit 2. Vijojmë takimet tona me banorët në çdo cep të qytetit ku diskutojmë hapur çfarë kemi bërë dhe planin e veprimit të Partisë Socialiste. Nuk është thjesht një mandat i ri për ne por vazhdimi i punëve të nisura dhe fillimi i shumë projekteve të reja”, shprehet Xhoxhi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.