TIRANË, 2 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi dy foto, një nga Elbasani ku vijon vaksinimi masiv i të moshuarve dhe nga tubimi elektoral i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në Kukës.
Kreu i qeverisë i cilësoi pamje të një bote të ndarë, ndërsa Bashën si një drejtues pa karakter dhe papërgjegjshmëri.
“Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë”, – tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “Zoti i ruajt të verbërit pas LB nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish”.
/k.s/r.e/






















