UASHINGTON, 27 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA, Joe Biden u ka bërë një ftesë 40 udhëheqësve botërorë për një samit online lidhur me krizën klimatike që do të organizohet nga administrata e tij muajin e ardhshëm, përfshirë edhe homologët e tij rus dhe kinez, respektivisht, Vladimir Putin dhe Xi Jinping.
Shtëpia e Bardhë deklaroi se samiti i planifikuar për më 22-23 prill, synon të nënvizojë urgjencën me të cilën bota duhet të veprojë dhe të nxjerrë në pah përfitimet ekonomike të eko-pajtueshmërisë.
Në takim janë ftuar edhe udhëheqësit europianë përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Boris Johnson, mbretin saudit Salman bin Abdelaziz, presidentin brazilian Jair Bolsonaro, kryeministrin indian Narendra Modi dhe presidentin turk Recep Tajip Erdogan.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në internet për shikim nga publiku.
SHBA do të shpallin një objektiv të ri ambicioz për vitin 2030.
Biden u kërkoi udhëheqësve të tjerë të përdorin samitin si një forum në të cilin të përshkruajnë kontributet e tyre të reja.
Konferenca e ardhshme e OKB për klimën do të mbahet në Glasgou, Skoci, në muajin nëntor./ /os/






















