Ballina Flash

Bushati: PS e vetmja forcë që përkrah rininë

TIRANË, 27 mars/ATSH/- Përballë të rinjve në një intervistë televizive Kryetari i PS Tiranë, Ervin Bushati foli për zgjedhjet e 25 Prillit.

I pyetur lidhur me përfshirjen e të rinjve në listat e kandidatëve për deputetë Bushati theksoi se PS kandidon në disa qarqe të rinj që janë për herë të parë në politikë dhe përzgjedhja e tyre është bërë përmes aplikimeve në platformën “Deputeti që duam”.

Deputeti socialist dhe njëherazi numri 3 në listën e Tiranës, u shpreh se në këtë platformë ka pasur rreth 1500 aplikime për të arritur në fund në përzgjedhjen e disa prej tyre që janë përfshirë në të gjitha qarqet e vendit.

Ervin Bushati vuri theksin tek fakti se PS është e vetmja parti që përfshin të rinjë duke theksuar se kanë “rinovuar me 50% listën, ndërsa PD ka pothuajse të njëjtën listë me 2017”.

Kryetari i PS Tiranë Ervin Bushati, theksoi se Lulzim Basha në krye të bashkisë nuk ka bërë asnjë vepër, ndërkohë shtoi se selia rozë do të fitojë sërish në zgjedhjet e prillit.

“Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë vepër publike. PS në Bashkinë e Tiranës ka fituar gjithmonë dhe do të vazhdojë të fitojë”- theksoi ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAMSTERDAM – EMA miraton vende të reja të prodhimit të vaksinave antiCOVID-19
Artikulli tjetërSHBA – Biden fton Putin dhe Xi në samitin e klimës