Vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna efektive edhe te shtatzënat

NJU JORK, 26 mars /ATSH-AA/ – Vaksinat e zhvilluara nga kompanitë farmaceutike Pfizer/BioNTech dhe Moderna kundër koronavirusit të ri (COVID-19) janë efektive tek gratë shtatzëna dhe se antitrupat u kalojnë edhe foshnjave të sapolindura.

Në një studim të botuar në Revistën Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë u ekzaminuan efektet e vaksinave kundër COVID-19 tek gratë shtatzëna.

Rezultatet e një studimi të zhvilluar tek 131 gra, 84 prej të cilave ishin shtatzënë, 31 të cilat u jepnin gji fëmijëve dhe 16 prej të cilave nuk ishin shtatzënë, treguan se vaksinat kundër COVID-19 të kompanive farmaceutike Pfizer/BioNTech dhe Moderna ishin efektive te gratë shtatzëna.

Sipas studimit, nivelet e antitrupave tek gratë shtatzëna pas vaksinës ishin ekuivalente me nivelet e antitrupave tek gratë joshtatzëna.

Niveli i antitrupave i siguruar nga vaksina në subjekte ishte “çuditërisht më i lartë” sesa imuniteti i lindur i fituar pasi ata u infektuan./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.