Zgjedhjet/ Celibashi, letër Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni shpejt ankimimin, t’i hapet rruga miratimit të fletës së votimit

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu drejtua sot  me një letër Kolegjit Zgjedhor, të cilit i kërkon të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin e Partisë Socialiste kundër vendimit të KAS i cili pranoi listën me 222 kandidatë të PD dhe aleatëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Celibashi i kërkoi Kolegjit Zgjedhor të përshpejtojë procesin pasi, sipas asaj që shkruhet në letër, çdo vonesë krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit, që ndikon në procesin e prodhimit dhe të shpërndarjes së fletëve të votimit brenda afateve të caktuara.

KQZ vendosi më 17 mars që kandidatët e tepërt të hiqen nga listat e PD-së, por pas ankimimit, KAS i riktheu kandidatët në listat e PD-së.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.