Ballina Aktualitet

Muzhaqi: PS, e vetmja alternativë e së ardhmes së Shqipërisë

TIRANË, 23 mars /ATSH/ Bora Muzhaqi është për herë të parë kandidate e PS-së për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë prezantimit të skuadrës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Tiranë, për zgjedhjet e 25 prillit, Muzhaqi tha se, “pas 7 vitesh në Shqipëri, ndonëse kur u ktheva dëshira e parë ishte që të bashkohesha me qeverinë dhe të isha pjesë e saj, kjo nuk ndodhi, sepse iu bashkova disa institucioneve të tjera, por tashmë pas 7 vitesh drejtim të PS-së dhe qeverisjes me kryeministër Edi Ramën, tashmë jam këtu me ju dhe bashkuar me ju, falë nismës shumë të bukur “Deputeti që duam”, ku shumë të rinj e të reja kandiduan, unë isha një ndër të përzgjedhurat dhe shpresoj që t’i përfaqësoj denjësisht të rinjtë bashkë me juve”.

Ajo i ftoi të rinjtë të bashkohen me kauzën e PS-së, si e vetmja forcë politike që sjell ndryshimin.

“Ne duhet të ngrihemi me përpjekje dhe vullnet dhe të mos ankohemi, por ti vëmë shpatullat punës për të ndryshuar gjërat. Këtë nuk ua them vetëm të rinjve, por edhe të gjithë prindërve dhe gjyshërve që keni luftuar për Shqipërinë dhe keni bërë kaq shumë”, – tha Muzhaqi.

Ndërsa theksoi se, “të gjithë bashkë me PS-së, do të vijojmë rrugën e rëndësishme të reformave, pasi PS-së është e vetmja alternativë e së ardhmes së Shqipërisë“.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE forcon kontrollet mbi eksportet e vaksinave
Artikulli tjetërPaloka: Me Edi Ramën, shqiptarët në garë me sirianët kush të ikë më parë nga vendi. Vendit i duhet ndryshim