Ballina Ekonomi

Ulen interesat e bonove të thesarit

TIRANË, 22 mars /ATSH/ Interesat e bonove të thesarit shënuan një rritje të lehtë në ankandet e zhvilluara gjatë javës 16-19 mars 2021.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një yield mesatar të ponderuar 2.17 %, nga 2.10 % që kishte qenë yield-i në ankandin e mëparshëm. Interesi i tregut për këto instrumente ngelet i lartë dhe përkundrejt 8.8 miliardë lekësh të shpallura për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 11.65 miliardë lekëve.

Rritje e lehtë u regjistrua edhe në interesat e bonove me maturim 3-mujor që arritën nivelin 1.37 %, nga 1.29 % që kishin qenë në ankandin e mëparshëm. Edhe për këto instrumente kërkesa rezultoi mjaft e lartë, në vlerën e 3.1 miliardë lekëve, dy herë më shumë se shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVolvo: Mirupafshim benzinë!
Artikulli tjetërBasha takon zv.kryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut: Do vijojmë “Korridori 8”, Shkup-Qafthanë