Ballina Flash

Volvo: Mirupafshim benzinë!

STOKHOLM, 22 mars /ATSH-ANSA/ – Revolucioni elektrik automobilistik sipas Volvo-s do të zhvillohet në dy faza.

Nëse deri në vitin 2025 gjysma e makinave të kompanisë suedeze do të jetë elektrike, qëllimi, për vitin 2030, është të propozojë veten vetëm si prodhues të modeleve elektrike, duke hequr dorë nga motorët me djegie të brendshme.

Për nëntë vjet, pra, Volvo do të heqë gradualisht çdo makinë me motor me djegie të brendshme nga portofoli i saj global, përfshirë modelet hibride.

”Për të vazhduar të jemi të suksesshëm ne kemi nevojë për rritje fitimprurëse. Pra, në vend që të investojmë në një biznes në rënie, ne kemi zgjedhur të investojmë në të ardhmen. Ne jemi duke përqendruar përpjekjet tona në qëllimin për t’u bërë një lider në segmentin elektrik luksoz me rritje të shpejtë”, tha shefi i Volvo-s, Hakan Samuelsson.

“Nuk ka të ardhme afatgjatë për makinat me djegie të brendshme”, deklaroi nga ana e tij,  Henrik Green, shefi i teknologjisë te Volvo.

”Ne jemi të vendosur që të bëhemi prodhues i veturave elektrike dhe tranzicioni do të na lejojë të përmbushim pritjet e klientëve tanë dhe të kontribuojë në mënyrë aktive në zhvillimin e zgjidhjeve për të luftuar ndryshimin e klimës”, theksoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU dëmtua nga tërmeti/ Ekonomi viziton Teqenë e Dollmës në proces rindërtimi në ditën e Sulltan Nevruzit
Artikulli tjetërUlen interesat e bonove të thesarit