Ballina Aktualitet

Publikohen pamjet/ Kandidati për deputet i PD-së, Boçi godet me grushta biznesmenin Luca

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Mediet kanë publikuar një video të përplasjes së ish-deputetit të PD-së, Luciano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë në Elbasan.

Siç shihet qartë edhe nga pamjet në këtë video, Boçi i cili është kandidat për deputet u PD-së në Elbasan godet me grushta sipërmarrësin Luca.

Gjithashtu në video shihet qartë momenti kur ish-deputeti Boçi, i shoqëruar nga nipi Ird Kazai dhe miku i tij Kristaq Piu, pasi ka goditur biznesmenin, i vjedh atij telefonin.

Pas kësaj ngjarje ndodhur në Labinot, Boçi dhe Luca kanë bërë kallëzim ndaj njëri-tjetrit në Prokurori.

Partia Demokratike reagoi dje me pretendimin se ish-deputeti Boçi ishte rrahur.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPavarësisht pandemisë, Finlanda ende vendi më i lumtur në botë
Artikulli tjetërCOVID-19 – Gjermania përballë një rritjeje eksponenciale të infektimeve