BUDAPEST, 18 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe partia e tij në pushtet, Fidesz, u shkëputën plotësisht sot nga Partia Popullore Europiane (PPE), një hap kryesisht formalitet pas viteve mosmarrëveshje mbi vlerat themelore të BE-së dhe shtetit të së drejtës.
PPE konfirmoi se “Fidesz ka dërguar një letër duke përfunduar anëtarësimin e saj në grupin pan-BE të partive të qendrës së djathtë”.
Sidoqoftë, anëtarësia e Fidesz tashmë ishte në pritje që nga marsi 2019 dhe 12 eurodeputetët e saj e kishin lënë delegacionin e PPE në fillim të këtij muaji.
Politikat e Orban, përfshirë ligjet kufizuese mbi azilin dhe legjislacionin që kanë të bëjnë me OJQ-të, gjithnjë e kanë vënë qeverinë e tij konservatore kundër kolegëve të PPE-së, si edhe Komisionit Europian në Bruksel./ /ervo/























