Ballina Ekonomi

Komiteti i Përbashkët i Investimeve Shqipëri-Itali/ Muçostepa: Objektiv rritja e shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Muçostepa zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

Muçostepa bëri të ditur se në fokus të bisedimeve ishte zgjerimi i urave të komunikimit ekonomik mes dy vendeve.

“Jemi të bindur se ngritja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve, me objektiv rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve, është një hap shumë i rëndësishëm dhe tregon edhe njëherë vullnetin e palëkundur që bashkëpunimi ekonomik të këtë rritje të mëtejshme”, tha Muçostepa.

Sipas Muçostepës, Italia është partneri i parë ekonomik, destinacioni i 50% të eksporteve të produkteve shqiptare dhe nga i cili importojmë 1/4 e vlerës së gjithë importeve.

“Trendi pozitiv u konfirmua edhe në muajin janar të 2021 me një rritje prej 4.5% të eksportit dhe rritje prej 13.1 të importit në krahasim me vitin 2020”, tha ajo.

Muçostepa mori së fundmi titullin e nderit “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë” nga Presidenti i Republikës Italiane.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema Kombëtare e Mbështetjes 2021/ Më 24 mars hapen aplikimet për fermerët
Artikulli tjetërBiznesi mund të përdorë falas portalin Self-Care për shitjet me para në dorë/ Kushtet që duhet të plotësojë