Ballina Bota

SHBA – Biden vendos rifillimin e partneritetit SHBA-BE

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden është i vendosur për rifillimin e partneritetit SHBA-BE dhe pranoi të pezullonte funksionet lidhur me mosmarrëveshjen Boeing-Airbus, duke punuar për të zgjidhur mosmarrëveshjen përpara OBT, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Njoftimi erdhi pas bisedës telefonike mes presidentit amerikan, Biden dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Si një fillim i ri i partneritetit tonë, ne kemi vendosur të pezullojmë të gjitha tarifat në lidhje me mosmarrëveshjet Airbus-Boeing mbi avionët dhe produktet jo-ajrore për një periudhë fillestare prej 4 muajsh”, deklaroi Der Leyen.

”Ne jemi të angazhuar gjithashtu për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, pas bisedës telefonike me presidentin amerikan Joe Biden./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak30 vite nga eksodi i shqiptarëve në brigjet italiane/ Rama: Ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të jashtëzakonshme, Italia ëngjëll mbrojtës
Artikulli tjetërRama: Akses në planin e madh të investimeve 28 miliardë euro të Europës për Ballkanin