Ballina Flash

Gjermania kompenson kompanitë për daljen nga energjia bërthamore

BERLIN, 5 mars /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane ka rënë dakord të kompensojë kompanitë e energjisë me rreth 2,4 miliardë euro (2,9 miliardë dollarë) për humbjet e shkaktuara për shkak të eleminimit të energjisë bërthamore, deklaruan ministritë federale.

Marrëveshja, e cila i jep fund viteve të gjyqit, vjen pothuajse saktësisht një dekadë pas katastrofës në Fukushima të marsit 2011, e cila bëri që qeveria e Berlinit të shpallte fundin e energjisë bërthamore në Gjermani.

Centrali i fundit bërthamor gjerman do të dalë jashtë linje deri në fund të vitit të ardhshëm./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka takim me homologen e Bosnjë-Hercegovinës: Koha që BE të ndërmarrë një qasje më strategjike ndaj rajonit tonë
Artikulli tjetërInvestimet në rrjetin energjetik në Elbasan, Balla: Sistemi i ri me vlerë 2.3 mln dollarë