Ballina Aktualitet

Taksa progresive/ Çdo mësues paguan mbrapsht 22% më pak sesa me taksën e sheshtë

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Me taksimin e sheshtë një  mësues do të paguante më shumë sesa paguan aktualisht me taksën progresive.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vite” në lidhje me detyrimet që duhet të paguajë një mësues sipas taksimit progresiv dhe atij të sheshtë.

“Me taksën e sheshtë 10%, çdo mësues do të paguante mesatarisht 7.555 lekë në muaj. Sa paguan sot një mësues me taksën e drejtë progresive?, -pyet Rama.

Në storyn pasardhës publikohet edhe përgjigjja, ku me taksën progresive sot një mësues paguan 5.921 lekë në muaj.

“Me taksën e drejtë progresive çdo mësues paguan mbrapsht 22% më pak sesa me taksën e sheshtë, duke fituar 19, 602 lekë në vit”, shprehet Rama.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Clubhouse” dyfishon shkarkimet
Artikulli tjetërITALI – 17 455 raste dhe 192 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit