“Clubhouse” dyfishon shkarkimet

ROMË, 28 shkurt /ATSH-ANSA/ – Clubhouse ka tejkaluar shifrën e tetë milionë shkarkimeve, më 1 shkurt kishte vetëm 3,5 milionë, sipas të dhënave të raportuara nga kompania e analizave “App Annie”.

Nga këto 4,5 milion shkarkime të reja të regjistruara javët e fundit, 2,6 milionë ishin vetëm në SHBA.

Aplikacioni, aktualisht, është i disponueshëm vetëm për iOS, sistemin operativ të “Apple” për iPhone dhe iPad.

Gjatë këtyre dy javëve, personazhe si Elon Musk dhe Mark Zuckerberg i janë ofruar “Clubhouse”-it, duke bërë që adoptimet të kapin majat.

Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit nga “Nju Jork Times”, “Facebook” po mendon të nisë një shërbim që do të konkurrojë me platformën vetëm zanore.

Ndërsa “Tëitter” tashmë ka “Clubhouse”-in e tij, që quhet “Spaces”, ku mund të programohen biseda, “hapësira takimi”, me një numër të caktuar dëgjuesish./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.