ITALI – 17 455 raste dhe 192 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

ROMË, 28 shkurt /ATSH-ANSA/ – Janë 17 455 rastet pozitive me COVID-19 të regjistruara në Itali në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Dje, rastet pozitive ishin 18 916.

Në 24 orët e fundit u raportuan edhe 192 vdekje shtesë, një shifër në rënie e krahasuar me dje që ishin 280.

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e pozitivitetit ka pësuar rritje, në 6,8%, në krahasim me djje që ishte 5,8%. / /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.