Vaksina “Pfizer/BioNTech” zvogëlon përhapjen e infektimit

LONDËR, 26 shkurt /ATSH-DPA/ – Një dozë e vetme e vaksinës “Pfizer/BioNTech” mund të zvogëlojë numrin e rasteve asimptomatike të COVID-19 me një të katërtën pas vetëm 12 ditësh, sipas një studimi britanik.

Ky zbulim rrit shpresat që vaksina jo vetëm mund të parandalojë sëmundjen simptomatike, por gjithashtu mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

Studiuesit testuan disa mijëra persona, që punonin për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe (NHS), të cilët ishin pa simptoma midis 18 dhe 31 janarit.

Studimi mati në mënyrë specifike shkallën e mbrojtjes së dhënë nga një dozë e vetme, edhe pse “Pfizer/BioNTech” përfshin dy doza me disa javë larg në mes të njëra-tjetrës.

Gjatë periudhës së studimit, 0,80 përqind e individëve të pavaksinuar rezultuan pozitivë me virusin ose 26 nga 3 252.

Nga ata që kishin marrë një dozë të parë të vaksinës, të paktën 12 javë më parë, 0,2 % rezultuan pozitivë me virusin ose katër nga 1 989.

Studimi përfshiu shkencëtarë nga Universiteti i Kembrixhit dhe të tjerë, por ende nuk është botuar në një revistë të vlerësuar nga kolegët./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.