Ballina Bota

COVID-19 – Kanadaja miraton vaksinën “AstraZeneca”

MONTREAL, 26 shkurt /ATSH-DPA/ – Rregullatori shëndetësor i Kanadasë miratoi sot vaksinën antiCOVID-19 të zhvilluar nga ndërmarrja britanike-suedeze “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oxfordit, duke e bërë atë vaksinën e tretë që autorizohet në vend.

“Këtë mëngjes, Health Canada autorizoi vaksinën “AstraZeneca-Oxford”, tha kryeministri Justin Trudeau në një konferencë për shtyp, duke e quajtur atë një lajm shumë inkurajues në luftën e vendit kundër COVID-19.

Health Canada tregoi se vaksina e “AstraZeneca”-s tregoi një efikasitet prej rreth 62 % në parandalimin e rasteve simptomatike COVID-19 dy javë pas dozës së dytë.

Rregullatori miratoi përdorimin e saj për personat 18 dhe më të moshuar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet e 25 prillit/ Miratohen specifikimet teknike të fletës së votimit
Artikulli tjetërCOVID-19 – Një në tre profesionistë të kujdesit shëndetësor vuan nga stresi posttraumatik