Ballina Flash

Paloka pranë familjes që jeton në çadër në Durrës: Vetëm këtë muaj ka përfituar një bonus qiraje

TIRANË, 20 shkurt /ATSH – I. Vata/“ Shpresa Guçe prej më shumë se një viti jeton në çadër bashkë me mbesën e saj 4 vjeçare dhe të bijën. Vetëm në muajin shkurt të 2021 ka përfituar një bonus qiraje”, deklaroi sot Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Gjatë vizitës së tij Paloka theksoi se, “Rama premtoi 8 vite më parë shëndetësi falas për të gjithë, por nuk bëri asgjë. Rama premtoi 4 vite më parë të ulë koston e jetesës dhe kosto e jetesës veçse është rritur. Tani ai po bën premtime të tjera boshe. Është koha për ndryshim”.

“Si rrjedhojë e varfërisë, Shpresa tregon se i biri është rrugëve dhe po përpiqet dëshpërimisht të gjejë mënyrën për t’u larguar me patjetër nga Shqipëria”, tha Paloka.

Paloka bën të ditur se, “Shpresa ka probleme shëndetësore kostot e të cilave nuk mund t’i përballojë pasi i kërkojnë të paguajë për ndërhyrjen kirurgjikale që i nevojitet. Deri më tani ndërhyrjen e ka shtyrë duke blerë ilaçe. Këto të fundit tashmë nuk ka më mundësi t’i përballojë nga ana ekonomike”. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE: Bisedimet për marrëveshjen bërthamore SHBA-Iran të mundshme
Artikulli tjetërBasha: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro sepse Rama ka dështuar në çdo fushë