Ballina Bota

SHBA – Biden: Demokracia është e brishtë

UASHINGTON, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se, pavarësht pafajësisë së Donald Trump në procesin për fajësimin e tij, karakteri i akuzave ndaj tij nuk kontestohet dhe se sulmi kundër Capitole më 6 janar tregoi se demokracia ishte e brishtë.

“Edhe pse votimi final nuk përfundoi me një dënim, karakteri i akuzës nuk kontestohet”, deklaroi demokrati pas shpalljes së pafajsisë votuar nga Senati amerikan gjatë procesit të dytë të fajësimit të paraardhësit republikan.

“Ky kapitull i trishtë i historisë tonë na kujton se demokracia është e brishtë. Që ajo duhet mbrojtur gjithmonë. Që ne duhet të qëndrojmë gjithmonë vigjilent”, deklaroi Joe Biden në një komunikatë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkipet e epidemiologëve në terren edhe këtë të diel/Manastirliu: Mirënjohje për sakrificën dhe përkushtimin e pashoq
Artikulli tjetërStuhi bore në Elbasan/Balla: Po punohet për pastrimin e rrugëve dhe riparimin e dëme në rrjetin energjitik