Stuhi bore në Elbasan/Balla: Po punohet për pastrimin e rrugëve dhe riparimin e dëme në rrjetin energjitik

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/- Qarku i Elbasanit është përfshirë nga reshje të dendura bore ku trashësia kalon edhe mbi 70 cm ndërsa puna vazhdon për mbajtjen e hapur të rrugëve.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shprehet se kjo stuhi dëbore nuk është parë në shumë e shumë vite në Qarkun Elbasan”.

Ai bën të ditur se sikurse gjatë natës edhe gjatë ditës së sotme po punohet për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe akulli.

“Temperaturat tepër të ulëta dhe erërat e forta e kanë bërë punën tepër të vështire. Dëmet në rrjetin elektrik janë të mëdha gjithashtu”, shprehet Balla, duke shtuar se “kurrë s’kam parë një stuhi të tillë”.

Balla u bën apel banorëve veçanërisht në zona rurale të qëndrojnë në shtëpi ndërsa punohet për mbajtjen hapur të rrugëve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.