Ballina Aktualitet

Largimet nga LSI në Elbasan, Balla: Basha i tradhtoi demokratët kur premtoi se “do ta çonte LSI-në për skrap”

TIRANË, 13 shkurt /ATSH – I. Vata/- Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me një grup qytetarësh në Rajonin. Nr.1 në qytetin e Elbasanit, të cilët janë larguar nga LSI-ja për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij Balla tha se shumë djem e vajza, burra dhe gra në Elbasan mendonin se duke qenë se ishin tek LSI-ja, po kontribuonin në një parti të majtë.

“LSI nuk është as e majtë dhe as e djathtë, unë nuk e di çfarë është, nuk gjej dot një definicion të saktë se çfarë është. LSI-ja është një SHPK thoshte më parë Lulzim Basha. E përgëzoj Altinin dhe shumë djem e vajza, gra dhe burra në Elbasan, të  cilët kanë vendosur që të kontributin e tyre politik për vendin ta japin tek Partia Socialiste dhe të mos vazhdojnë të jenë më pjesë e LSI, sepse LSI-ja nuk mund ti japë më asgjë këtij vendi dhe nuk ka asnjë dyshim që do ta çojmë për skrap LSI në kuptimin politik të fjalës, për ta çliruar dhe shprehjen hajd se LSI është parti e majtë. Jo LSI nuk është fare parti e majtë”, deklaroi Balla.

Ballës shprehet se “në Rajonin 1, Elbasan, mirëpresim kontribute të reja në forcën politike progresiste më të madhe në vend – Partia Socialiste, e cila shtohet dita-ditës, e që udhëheq aleancën e njerëzve të thjeshtë e të zakonshëm. Lulzim Basha i tradhëtoi demokratët kur premtoi se “do ta çonte LSI-në për skrap”. Sepse Luli gjithmonë gënjen, edhe kur e pyet sa është ora”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama bashkëbisedim me qytetarët në Tiranë: Lagjet e reja pas tërmetit, me standardet më të mira
Artikulli tjetërDeri në fund të vitit të ardhshëm nuk do ketë asnjë gjurmë nga tërmeti/Brenda shtatorit përfundojnë shtëpitë individuale