Ballina Flash

Mitsotakis kritikohet për mosrespektimin e rregullave të kufizimit

ATHINË, 8 shkurt /ATSH-AFP/ – Një foto që tregon kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis duke marrë pjesë në një drekë me 30 të ftuar në ishullin Ikaria, është bërë virale këtë fundjavë në Greqi duke ngjallur irritim në një vend të goditur nga një kufizim shumë strikt.

Kryeministri mori pjesë në një drekë në ballkonin e shtëpisë së një deputeti të djathë të Ikarias, një ishull i Dhodhekanisit.

Kreu i qeverisë konservatore kishte udhëtuar këtë fundjavë me zyrtarë të tjerë në këtë ishull të largët për të mbikëqyrur procesin e vaksinimit kundër COVID-19, ndërsa qeveria shtrëngoi masat kufizuese të premten, duke vendosur një shterrethim në orën 18:00 në fundjavë dhe duke ndaluar grumbullimet në shtëpi.

Fotoja që shkaktoi shumë polemika ishte bërë nga një fqinje e shtëpisë së deputetit që bëri këtë pritje duke ngjallur kritika të menjëhershme të partive të opozitës.

Alexis Tsipras, kreu i së majtës Syriza, partia kryesore e opozitës, theksoi se Mitsotakis kishte treguar “arrogancë të thellë” në shkeljen e izolimit “për herë të dytë”.

Në dhjetor, kryeministri u kritikua për një udhëtim me biçikletë me bashkëshorten e tij në malin Parnes, 45 kilometra nga shtëpia e tij në Athinë.

Një foto, që e tregon atë pa maskë së bashku me pesë motoçiklistë, u bë virale./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMAS publikon datat për zhvillimin e provimeve të maturës
Artikulli tjetërSHBA – Mbi 27 milionë raste me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë