ATHINË, 8 shkurt /ATSH-AFP/ – Një foto që tregon kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis duke marrë pjesë në një drekë me 30 të ftuar në ishullin Ikaria, është bërë virale këtë fundjavë në Greqi duke ngjallur irritim në një vend të goditur nga një kufizim shumë strikt.
Kryeministri mori pjesë në një drekë në ballkonin e shtëpisë së një deputeti të djathë të Ikarias, një ishull i Dhodhekanisit.
Kreu i qeverisë konservatore kishte udhëtuar këtë fundjavë me zyrtarë të tjerë në këtë ishull të largët për të mbikëqyrur procesin e vaksinimit kundër COVID-19, ndërsa qeveria shtrëngoi masat kufizuese të premten, duke vendosur një shterrethim në orën 18:00 në fundjavë dhe duke ndaluar grumbullimet në shtëpi.
Fotoja që shkaktoi shumë polemika ishte bërë nga një fqinje e shtëpisë së deputetit që bëri këtë pritje duke ngjallur kritika të menjëhershme të partive të opozitës.
Alexis Tsipras, kreu i së majtës Syriza, partia kryesore e opozitës, theksoi se Mitsotakis kishte treguar “arrogancë të thellë” në shkeljen e izolimit “për herë të dytë”.
Në dhjetor, kryeministri u kritikua për një udhëtim me biçikletë me bashkëshorten e tij në malin Parnes, 45 kilometra nga shtëpia e tij në Athinë.
Një foto, që e tregon atë pa maskë së bashku me pesë motoçiklistë, u bë virale./ /ec/
