Ballina Flash

OBSH: Keqardhje për impaktin katastrofik të COVID-19 mbi trajtimin e kancerit

KOPENHAGË, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Impakti i pandemisë së COVID-19 mbi trajtimin e kancerit është katastrofik, theksoi sot me keqardhje OBSH Europë, që zbuloi ndërprerjet në shërbimet e kancerologjisë në një të tretën e vendeve të zonës.

“Impakti i pandemisë mbi kancerin në rajon nuk është asgjë më pak se katastrofik”, konfirmoi drejtori i OBSH Europë, Hans Kluge, me rastin e ditës botërore kundër kancerit.

Mes 53 vendeve të rajonit për OBSH-në (disa prej të cilëve vende të Azisë Qendrore), një një tre vende ka ndërprerë pjesërisht ose plotësisht shërbimet kundër kancerit për shkak të mobilizimit kundër pandemisë dhe kufizimeve të udhëtimeve.

“Disa vende kanë pasur mungesa të medikamenteve antikanceroze dhe shumë kanë vërejtur një rënie domethënëse të diagnostifikimeve të reja të kancerit, madje edhe në vendet e pasura”, theksoi Kluge në një komunikatë duke nënvizuar përkeqësimin e pabarazive për shkak të krizës ekonomike./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Taksat për biznesin nuk do të rriten”/ Vlerësimet nga institucionet ndërkombëtare vërtetojnë që Shqipëri ka hyrë në një proces zhvillimi që do përshpejtohet
Artikulli tjetërITALI – Zbulohet një vatër me variantin britanik të COVID-19