Ballina Bota

ITALI – Zbulohet një vatër me variantin britanik të COVID-19

ROMË, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Një vatër e variantit britanik të koronavirusit u zbulua në Itali, në një qytet në veri të vendit dhe ekspertët kërkuan një vëmendje të veçantë për përhapjen e varianteve të reja.

”Më 24 janar, 24 persona, nxënës dhe mësues, rezultuan pozitivë në një shkollë në Corzano, një lokalitet me rreth 1 400 persona në veri të Italisë, dhe autoritetet lokale të shëndetësisë vendosën të testojnë 189 persona shtesë, raste kontakti”, sipas një njoftimi për shtyp.

Nga këto 189 persona, 139 u testuan pozitiv, por vetëm një u shtrua në spital, të tjetër nuk kanë pasur simptoma.

Duke parë këtë shifër të lartë, autoritetet shëndetësore kërkuan gjurmimin e mostrave të caktuara.

“Katërmbëdhjetë mostra u gjurmuan dhe të 14-ta rezultuan pozitive me variantin britanik”, vijon komunikata.

Fondacioni shëndetësor shkencor ”Gimbe” paralajmëroi kundër një rifillimi të lehtë të kontaminimeve në Itali, duke theksuar rrezikun e varianteve të reja.

“Krahasuar me javën e mëparshme, në nëntë rajone kemi regjistruar një rritje në përqindjen e rasteve të reja”, theksoi ”Gimbe” në një deklaratë, duke cituar shifrat për javën e 27 janarit deri në 2 shkurt.

“Këto sinjale na ftojnë të ndjekim me shumë kujdes përhapjen e varianteve të reja duke rritur gjurmimin e virusit kur zbulohet një rritje anormale e rasteve të reja”, sipas të njëjtit burim./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOBSH: Keqardhje për impaktin katastrofik të COVID-19 mbi trajtimin e kancerit
Artikulli tjetërShqipëria përmirësim në indeksin për korrupsionin/ “Kjo s’ka ndodhur me vendet e tjera në rajon”