Dyfishohen shitjet e makinave elektrike në Europë

PARIS, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Shitjet e makinave elektrike në Europë në 2020 dhe ato hibride të rikarikueshme u trefishuan, duke tejkaluar në total një milionë automjetesh të shitura, sipas shifrave të publikuara nga Shoqata e Prodhuesve Europianë (ACEA).

Rreth 538 772 automjete elektrike janë shitur vitin e kaluar dhe 507 059 hibride, me një përshpejtim në tremujorin e katërt.

Ndërkohë që tregu europian në tërësi pësoi një rënie me një të katërtën e shitjeve të tij si pasojë e krizës shëndetësore, shitjet e automjeteve hibride (përfshirë ato jo të rikarikueshme) dhe madje tejkaluan shitjet të automjeteve me naftë në Europë në tremujorin e katërt, me më shumë se 900 000 automjete të shitura.

Gjermania, Italia dhe Franca kanë regjistruar një rritje të konsiderueshme të makinave elektrike.

Makinat elektrike gjithashtu rrëmbyen pjesën e tregut të automjeteve me benzinë në tremujorin e katërt, pasi shitjet e automjeteve me benzinë ​​ranë me 33,7% në 1,2 milion kopje (40,6% pjesë e tregut) dhe ato të naftës 23% në 731,000 njësi (24,5%).

Në të njëjtën kohë, makinat elektrike u rritën me 217%, në 248,000 kopje, hibride plug-in me 331% në 227,000 kopje dhe hibride jo-të rikarikueshme me 105% në 435,000 kopje./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.