Ballina Ekonomi

“21 ditët e punës në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit”/ Rama publikon pamje nga realizimi i projektit

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Në kantierin e spitali rajonal të Fierit po punohet natë e ditë, me tre turne për të përmbushur angazhimin e qeverisë turke për realizimin e tij në një afat kohor prej 3 muajsh.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna e realizuar deri tani, 21 ditë pas nisjes në këtë kantier.

“MIRËMËNGJES , dhe me 21 ditët e punës në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Tashmë ka nisur hedhja e themeleve për ndërtimin e këtij spitali dhe është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore. Spitali do të pozicionohet ngjitur me autostradën për të patur kështu akses direkt dhe të lehtë si për qytetarët, ashtu dhe për furnizim.

Spitali Rajonal i Fierit do të jetë një shembull i sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar.

Administrimi i spitalit, me mbarimin e punimeve, do të kryhet në çdo pavijon prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë, të cilët do të punojnë krah për krah ekspertëve turq, për ta marrë më pas të gjithë përgjegjësinë. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Programi ynë paraja ndjek pacientin, rimbursimi i barnave në bazë të diagnozës
Artikulli tjetërShpikja e fundit e Xiaomi për celularët