Ballina Bota

COVID-19 – Holanda zgjat masat kufizuese

HAGË, 2 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministri holandez Mark Rutte njoftoi sot një zgjatje të shumicës së masave antiCOVID-19, aktualisht në fuqi në Holandë, deri më 2 mars.

“Kemi arritur në përfundimin se është e pashmangshme zgjatja e bllokimit aktual pothuajse tërësisht deri më 2 mars”, tha Rutte gjatë një konference për shtyp për menaxhimin e krizës shëndetësore.

“Ne nuk mund ta injorojmë shfaqjen e shpejtë të variantit britanik dhe dimë se, nëse bëhemi shumë optimistë tani, së shpejti do të shohim shtimin e rasteve”, shtoi ai.

Autoritetet holandeze kanë njoftuar se numri i infektimeve është në rënie, por deri në dy të tretat e rasteve të reja të COVID-19 në vend janë të lidhura me të ashtuquajturin variant britanik.

Rutte theksoi se shtetrrethimi pritet të mbarojë më 10 shkurt, megjithatë shtoi se i ka kërkuar komitetit shkencor përgjegjës për këshillimin e qeverisë në menaxhimin e krizës shëndetësore që të shyrtojë mendimin e tij./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Dështojnë negociatat për formimin e një qeverie të re
Artikulli tjetër“Ekonomia” rrëzon dekretin e Presidentit/ Bushati: “Argumentat” e opozitës, kundërshtim opozitar