Ballina Ekonomi

“Ekonomia” rrëzon dekretin e Presidentit/ Bushati: “Argumentat” e opozitës, kundërshtim opozitar

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Dekreti i Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit mbi “taksat kombëtare”, të ndryshuar, i cili flet për heqjen e rentës minerare për deputetin socialist Ervin Bushati nuk lidhet me kushtetueshmërinë e projektligjit por me kundërshtime opozitare.

“Argumentat e Presidencës kanë të bëjnë me kundërshtimin opozitar, s’ka lidhje me kushtetueshmërinë. Ne i kemi dhënë argumentat kushtetues, kemi sjellë efektet buxhetore. Me gjithë respektin e ftoj Presidencën që mos të kthej çdo ligj të mundshëm se nuk është korrekte”, tha Bushati.

Sipas deputetit të PS, Ervin Bushati argumentat e opozitës janë kundërshtim opozitar .

Industria minerare përfaqëson një nga sektorët me kontribut të qenësishëm në terma të rritjes ekonomike dhe punësimit në vend. Ndaj sot pas goditjes që la pas COVID-19, mbështetja me politika fiskale e këtij sektori mbetet prioritet. Heqja e taksës së rentës minerare për tre vite është një skemë nxitëse për zhvillimin e këtij sektori. Ky projektligj në asnjë pikë të tij nuk përbën shkelje kushtetuese. Në këtë kontekst dekreti i presidentit mbetet i pabazuar në logjikë ekonomike dhe zhvillohet në kufirin e opinionit opozitar.

Dekreti i Presidentit u rrëzua nga komisioni i ekonomisë me 7 vota kundër dhe 4 pro.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Holanda zgjat masat kufizuese
Artikulli tjetërRrëshqitje dherash në zonën e Qafë Malit në aksin Shkodër-Fushë Arrëz-Kukës/ Balluku inspekton punën në orët e vona: Në pranverë nis rikonstruksioni i thellë