Ballina Pyet mjekun

EMA: Vaksina e Pfizer-BioNTech nuk ka probleme sigurie

AMSTERDAM, 29 janar /ATSH-DPA/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) deklaroi sot se nuk gjeti shqetësime sigurie me vaksinën e prodhuar nga Pfizer-BioNTech, një muaj pas hedhjes së saj në bllok.

”Nuk ka anomali në reaksionet alergjike dhe efektet anësore të raportuara dhe vdekjet nuk ishin të lidhura me vaksinën”, theksoi EMA.

“Të dhënat më të fundit të sigurisë për këtë vaksinë janë në përputhje me profilin e njohur të efekteve anësore”, theksoi agjencia në një raport, duke shtuar se ”asnjë efekt i ri anësor nuk është identifikuar”.

Bashkimi Europian miratoi përdorimin e vaksinës në 21 dhjetor, por vazhdoi të monitoronte për efekte të mundshme anësore dhe reaksione alergjike.

Agjencia kërkoi të vazhdojë të raportojë rastet kur kishte shqetësime, duke thënë se ”vlerësimi i këtyre do të vazhdojë, dhe raportet e sigurisë duhet të publikohen çdo muaj”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkset e reja turistike në Pogradec/ Rama: Ishte sikur kalonim në një zonë të luftës së ftohtë. Gati projekti i dy zonave historike
Artikulli tjetërFOKUS – Japonia e shqetësuar nga ndalimi i eksportit të vaksinave nga BE