Temperatura të ulëta/ ARRSH: Në disa segmente rrugore rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se në disa segmente rrugore rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, pasi për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë prani të ngricave mbi trupin e rrugës.

“Në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13, në segmentet Fushë-Studën-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në orët e para të mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta”, bën të ditur ARRSH.

Ndërkohë ARRSH informon se gjatë orëve të para të mëngjesit, reshjet kanë pushuar dhe se është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

“Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare, por drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natë dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.