TIRANË, 19 janar/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e martë parashikohet me diell dhe me ulje temperaturash nën minus në të gjithë territorin e vendit.
Parashikohen vranësira të pakta kalimtare në relievet malore, ndërsa mjegull e dendur do të jetë prezent nëpër lugina në orët e mëngjesit deri në orët e para të ditës.
Gjithashtu, parashikohen ngrica të forta në akset rrugore në relievet malore dhe ato kodrinore.
Era do të fryjë, me drejtim verilindje -veriperëndim 1-12m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | -4/7 | diell |
Kukës | -5/5 | diell |
Lezhë | -2/7 | diell |
Dibër | -9/2 | diell |
Durrës | -2/7 | diell |
Tiranë | -3/8 | diell |
Elbasan | -5/7 | diell |
Berat | -6/10 | diell |
Vlorë | -1/10 | diell |
Korcë | -12/-1 | diell |
Gjirokastër | -6/7 | diell |
Sarandë | -2/11 | diell |