Ballina Bota

LONDËR – Qeveria e Johnson e gatshme të punojë me Biden

LONDËR, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Qeveria konservatore britanike e Boris Johnson përshëndet “fitoren e demokracisë” në SHBA dhe është e gatshme të punojë me administratën e re të Joe Biden, për konsolidimin e marrëdhënieve të privilegjuara tradicionale me aleatin e madh të huaj, deklaroi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab. 
“Jemi të gatshëm të punojmë me administratën e re të Joe Biden për të konsoliduar marrëdhëniet e veçanta tradicionale me aleatin tonë të madh të huaj”. theksoi ministri i Jashtëm, Dominic Raab në përgjigje të pyetjeve të ndryshme lidhur me një debat të zhvilluar jo rastësisht në Dhomën e Komuneve në prag të transferimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë mes Donald Trump dhe Biden.
“Rifillimi i punimeve të Kongresit dhe certifikimi i fitores së Joe Biden më 7 janar kanë dërguar një mesazh thelbësor, sipas të cilit vullneti demokratik i popullit amerikan nuk mund të vihet në rrezik nga një pakicë e dhunshme… e vogël, por brutale”, deklaroi Raab duke i cilësuar skenat e Uashingtonit si të turpshme. / /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2510 testime, 594 të shëruar, 586 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërRaporti vjetor i Portit të Durrësit/ Mbi 3.8 milionë tonë mallra të përpunuara gjatë 2020-ës