Ballina Flash

PD: Pezullohet shërbimi mjekësor në Kurbin

TIRANË, 16 janar/ATSH- A. Fortuzi/- Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia deklaroi sot se në Kurbin është pezulluar shërbimi mjekësor, duke lënë 75 mijë banorë pa kurim shëndetësor, pasi sipas tij, ” godina spitalore ku ato ofrohen do shembet”..

Ai tha se “ky është modeli permanent i menaxhimi të sistemit shëndetësor nga kjo qeveri me “duke parë e duke bërë”, pa pikë vëmendjeje se çfarë ndodh me shëndetin e qytetarëve. Është një shembull i fundit krejt flagrant se sa pa vizion, pa strategji, pa plan e pa parashikim menaxhohet sistemi shëndetësor në vend, duke rrezikuar e jo garantuar shëndetin e qytetarëve”.

Sipas tij, është koha për ndryshim dhe shpresë të re, për një qeveri që mendon dhe u shërben qytetarëve, që nuk ua bën taksat koncesione e tendera korruptivë, por ua kthen në shërbime që u lehtësojnë të përditshmen.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis kampionati i futbollit për femra edhe në shkollat 9-vjeçare të Shkodrës
Artikulli tjetërFRANCË – Macron: Presim kontributin e Turqisë në stabilitetin e Europës