Ballina Bota

HAMBURG – Gjermania miraton ndërtimin e “Nord Stream 2” në ujërat e saj

HAMBURG, 15 janar /ATSH-DPA/ – Agjencia Federale Detare dhe Hidrografike e Gjermanisë (BSH) dha sot miratimin për ndërtimin e Nord Stream 2, tubacionit të diskutueshëm të gazit që lidh vendin me Rusinë, për të vazhduar në ujërat gjermane.

Vendimi i BSH, i njoftuar në një deklaratë të Premten, mund të apelohet.

“Ne patjetër do të kërkojmë një apel”, tha Sacha Mueller-Kraenner, drejtori ekzekutiv i Action Environment Germany (DUH), që bën fushatë për të mbrojtur habitatet natyrore.

Grupi thotë se çështjet e ruajtjes së mjedisit nuk u morën parasysh nga BSH.

Burimet nga projekti “Nord Stream 2” kanë thënë nga ana e tyre se është plotësisht e paqartë se kur ndërtimi në ujërat gjermane mund të rifillojë, me gjithë dritën jeshile nga agjencia./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlatforma online “Open Data DPSHTRR”/ 52361 mjete rrugore u regjistruan për herë të parë gjatë 2020
Artikulli tjetërBasha përkujton genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë