Ballina Aktualitet

Basha përkujton genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përkujtoi sot ditën e përkujtimit të genocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Basha thotë se dhimbjet e genocidit nuk janë fashitur derisa të ketë drejtësi për viktimat e genocidit në Reçak dhe në të gjithë Kosovën.

”Mbarë shqiptarët përkujtojnë sot masakrën e Reçakut. Plaga është ende e freskët, dhimbjet nuk janë fashitur e do të mbeten derisa të ketë drejtësi për viktimat e genocidit në Reçak dhe në të gjithë Kosovën. Drejtësi që historia të mos përsëritet, as harrohet e as tjetërsohet”, thotë Basha.

z.tosku//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAMBURG – Gjermania miraton ndërtimin e “Nord Stream 2” në ujërat e saj
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3530 testime, 379 të shëruar, 641 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit