WUHAN, 14 janar /ATSH-AFP/ – Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i ngarkuar për të hetuar mbi origjinën e koronavirusit, mbërrit sot në Kinë, në Wuhan, djepi i epidemisë, sipas imazheve të transmetuara nga televizioni publik CGTN.
Kjo vizitë është shumë e ndjeshme për Pekinin, i shqetësuar për të shmangur çdo përgjegjësi për epideminë e cila ka shkaktuar vdekjen e gati dy milionë personave në mbarë botën.
Fillimisht i planifikuar javën e kaluar, ai u anulua në minutën e fundit për mungesë të të gjitha lejeve të nevojshme për ekipin.
Sapo të Mbërrijnë, ekspertët i nënshtrohen një karantine dyjavore./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












