Ballina Bota

CNN: Shqipëria i mikpret turistët amerikanë

NJU JORK, 13 janar /ATSH/ – Dikur një nga dokumentet më të fuqishme të udhëtimit në botë, fuqia e pasaportës amerikane është ulur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, shkruan rrjeti i njohur informativ amerikan, CNN.

Me rastet e koronavirusit në SHBA, që kanë arritur shifra rekord, shumë vende e shohin Amerikën pothuajse me frikë.

Pavarësisht se sa i duan fitimet nga turizmi, nuk janë të gatshëm të marrin përsipër rrezikun e përhapjes së Covid-19 në vendet e tyre.

Ndërkohë, edhe pse shumë amerikanë po qëndrojnë në shtëpi, disa ende duan të shkojnë jashtë vendit. Vendet e ndryshme të botës i ndryshojnë rregullat në mënyrë dramatike në çdo kohë.

CNN jep edhe listën e vendeve ku mbajtësit e pasaportave amerikane të shkojnë për pushime dhe një ndër këto është edhe Shqipëria.

”E gjendur në detin Adriatik, Shqipëria mbetet e hapur”, shkruan CNN.

”Faqja web e ambasadës amerikane thotë se ndërsa nuk ka kërkesa për test Covid-19 ose karantinë. Ndërkohë janë vendosur rregulla për maskat dhe ka një orar të përcaktuar lëvizjeje”, përfundon CNN./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIdentifikimi biometrik i votuesve/ KQZ në fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike
Artikulli tjetërBurgjet/ 23% më shumë konsulta mjekësore dhe psikiatrike krahasuar me vitin 2019