
BERLIN, 7 janar /ATSH-ANSA/ – Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 26 391 infeksione të reja dhe 1 070 vdekje të reja në 24 orë në Gjermani, në buletinin e përditshëm.
Rekordi i numrit të të vdekurve u regjistrua më 30 dhjetor, me 1 129 të tilla.
Gjermania më 5 janar, vendosi që të zgjaste bllokimin e vështirë deri në fund të muajit.
Rritja e re në numrin e infeksioneve Covid, pas rënies së parë gjatë festave të Krishtlindjeve, mund të varet nga ngadalësimi i veprimtarisë së laboratorëve, përsërisin ekspertët, të cilët ende besojnë se është e vështirë të vlerësosh të dhënat.
Incidenca mbi shtatë ditë për 100 mijë banorë ra në 121,8 infeksione, nga rekordi i 197,6, regjistruar më 22 dhjetor të kaluar. /os/






















