Ballina Bota

SPANJË – Papunësia u rrit me 23 % në vitin 2020

MADRID, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Dëmi ekonomik i shkaktuar nga pandemia e COVID-19 i dha fund pesë viteve rradhazi të rimëkëmbjes së punësimit në Spanjë, që regjistroi një rritje të papunësisë të barabartë me 23 % në vitin 2020, sipas të dhënave të lëshuara sot nga Ministria e Punës.

“Në fund të dhjetorit, numri i të papunëve u rrit me + 724 532, në 3 888 137, në krahasim me vitin e kaluar”, raportoi në faqen e tij në internet “The Guardian”.

Vetëm muajin e kaluar, u regjistruan si të papunë 36 825 persona.

“Një total prej 360 000 vendesh pune morën fund në vitin 2020, duke marrë parasysh numrin e personave që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore”, theksoi “The Guardian”.

Shifrat negative i dhanë fund rimëkëmbjes së punësimit, që filloi në 2014, pas një rritjeje të papunësisë pas krizës financiare të vitit 2008./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksportet e peshkut u rritën me 12,6% në 10 muajt e parë të vitit 2020
Artikulli tjetërRindërtimi në Durrës/ 450 shtëpi në proces për të hapur dyert ditë pas dite për familjet e dëmtuara nga tërmeti