TIRANË, 5 janar/ATSH/ Autoritet Portual Durrës, informoi se janë rikthyer në funksion 2 nga 3 bovat ndriçuese të kanalit hyrës të Portit të Durrësit.
“Shërbimi Hidrografik shqiptar në bashkëpunim brigadën operative të APD-së, kanë bërë të mundur deri më tani rikuperimin e 2 prej bovave, ndërsa po punohet që brenda javës të rikthehen në normalitet të gjitha bovat e dëmtuara si pasojë e motit të keq gjatë javës së shkuar”, bën të ditur APD.
Sipas APD, punimet janë bërë në kushtet e emergjencës, në mënyrë që të mos kishte problem për sinjalizimin e mjeteve detare që hynin/dilnin në portin më të madh në vend.
/r.e/





















