Ballina Ekonomi

Bujqësia dhe ushqimi/ 28 shërbime të reja online, përfitojnë 8100 operatorë biznesi

TIRANË, 4 janar /ATSH/ 28 shërbime të reja ofrohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe institucionet e varësisë, vetëm online nëpërmjet platformës e-Albania.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se në kuadër të reformës së Derregullimit të shërbimeve publike, 28 shërbimet e reja kanë nisur online që prej datës  31 dhjetor 2020.

Ofrimi online i këtyre shërbimeve redukton kohën që operatorëve të biznesit i duhej për të bërë aplikime të ndryshme, redukton numrin e dokumenteve për aplikim dhe eliminon burokracinë në këtë proces.

Nga ofrimi i këtyre shërbimeve online përfitojnë 8100 operatorë biznesi.

“Reforma e Derregullimit do të vijojë të thjeshtësojë më tej aksesin e publikut në shërbimet që ofrohen nga institucionet shtetërore”, njofton MBZHR. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAntibiotikët e rinj aktivizojnë mbrojtjen imunitare
Artikulli tjetërBM – Opec+ diskuton ndalimin e prodhimit të naftës