Ballina Bota

STOKHOLM – Suedia lejon fluturimet nga Britania e Madhe

STOKHOLM, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Suedia njoftoi sot se po planifikon heqjen e ndalimit të përkohshëm për fluturimet e pasagjerëve nga BM që nga 1 janari, por kërkon një test negativ të COVID-19 në hyrje.

Masa u njoftua nga Mikael Damberg, ministri i Punëve të Brendshme, pas një takimi të kabinetit.

“Vendimi i sotëm është një mjet i rëndësishëm për të zvogëluar rrezikun e infektimit”, tha ai, duke shtuar se ishte në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian.

Kërkesa për test negativ dhe ndalimin e fluturimeve, i zbatuar që nga 21 dhjetori, u prezantuan për shkak të variantit të ri të COVID-19, dukshëm më i transmetueshëm, që u shfaq në BM.

Vetëm rezultatet e testit brenda 72 orëve para nisjes do të pranohen.

Përjashtimet përfshijnë personat që merren me transportimin e mjeteve mjekësore./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJKKO: Gjatë këtij viti janë sjellë për shqyrtim gjithsej 2073 kërkesa
Artikulli tjetërKryemadhi: 2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne