Ballina Aktualitet

GJKKO: Gjatë këtij viti janë sjellë për shqyrtim gjithsej 2073 kërkesa

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi sot se gjatë vitit 2020 janë sjellë në këtë gjykatë gjithsej 2073 kërkesa.

Në prag të mbylljes së vitit 2020, vitit të parë të funksionimit të saj  si institucion, , bëri një përmbledhje të të dhënave mbi veprimtarinë gjyqësore  të saj, duke theksuar se megjithë kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vijoi aktivitetin e saj gjyqësor dhe administrativ në përputhje me kushtet ligjore të përcaktuar sa më sipër, duke përballuar një ngarkesë të konsiderueshme pune gjatë gjithë vitit 2020.

“Gjatë këtij viti janë sjellë në Gjykatë për shqyrtim 2073 kërkesa gjithsej nga të cilat kërkesa gjatë fazës së hetimeve 1653 kërkesa gjithsej. Kërkesa për dërgim çështjesh për gjykim/ pushim procedimi 94 gjithsej. Çështje në gjykim 90 gjithsej. Kërkesa të tjera 223 gjithsej”, njofton GJKKO.

GJKKO shton se, “ka pasur 13 kërkesa gjithsej për sekuestrim/konfiskim bazuar në ligjin antimafia. Kërkesa për sekuestrim/konfiskim sipas Aktit Normativ nr. 1/2020 122 gjithsej. Nga këto janë shqyrtuar kanë përfunduar 1871 kërkesa/çështje”.

Po ashtu GJKKO thekson, se, “kërkesa gjatë fazës së hetimeve janë 1588 gjithsej. Kërkesa për dërgim çështjesh për gjykim/ pushim procedimi janë 71 gjithsej. Çështje në gjykim janë 41 gjithsej. Kërkesa për sekuestrim/konfiskim bazuar në ligjin antimafia janë 7 gjithsej. Kërkesa për sekuestrim/konfiskim sipas Aktit Normativ Nr. 1, janë 164 gjithsej”.

Po ashtu shton GJKKO, “janë caktuar masa sigurimi për  124 të dyshuar. Janë gjykuar 110 të pandehur nga të cilët, 84 të pandehur për krim të organizuar. 27 të pandehur për vepra penale të korrupsionit. Janë në shqyrtim e sipër dhe 208 të pandehur”

“Me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit janë 11 çështje të natyrës së krimit të organizuar. Janë shqyrtuar 2 kërkesa për konfiskim sipas ligjit antimafia që kanë të bëjnë pasuri si: tre sipërfaqe trojesh, 17 apartamente dhe vlera monetare. Janë shqyrtuar e pranuar 115 kërkesa për sekuestrim pasurie sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020. Janë shqyrtuar e pranuar 6 kërkesa për masa  parandaluese personale sipas Aktit Normativ. Janë përfunduar 11 kërkesa për konfiskim sipas Akti Normativ nr. 1 datë 31.1.2020 që kanë të bëjnë me 11 pasuri të luajtshme e të paluajtshme. Janë në shqyrtim e sipër 49 kërkesa për konfiskim pasurie”, thekson GJKKO.

“Vlen për t’u theksuar fakti se gjatë këtij viti Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka funksionuar me një numër jo të plotë gjyqtarësh. Për vitin që vjen është shumë e rëndësishme  plotësimi i vendeve vakante  dhe me 7 (shtatë) gjyqtarë të tjerë, proces i cili ka filluar gjatë vitit 2020 me hapjen e vendeve vakante për 5 (pesë) gjyqtarë e marrjen e aplikimeve të para”, përfundon GJKKO.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK gjatë 2020 ka ngritur mbi 290 aktakuza kundër 216 zyrtarëve shtetërorë
Artikulli tjetërSTOKHOLM – Suedia lejon fluturimet nga Britania e Madhe